Kryesore

“Mos përdorni më logon e PD-së!” – Flamur Noka letër Lulzim Bashës: Dorëzoni çdo aset të partisë

20:55 - 03.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka drejtuar një letër ish kryetarit të kësaj force politike, Lulzim Basha, me kërkesë të veçantë që ky i fundit të mos përdorë më simbolet e PD-së, pas vendimit të Apelit.




Ai ka theksuar se përdorimi i këtyre simboleve dhe aseteve të PD-së përbëjnë kundravajtje ligjore dhe do të ndiqet penalisht nëse vazhdon.

Në letër kërkohet që çdo aset i Partisë Demokratike të dorëzohet brenda 3 ditëve, ku përfshihen ambientet e marra me qira, llogari bankare si dhe faqet zyrtare të forcës politike në rrjetet sociale.

Kujtojmë që më 11 qershor, Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha. Trupa gjykuese vendosi të mos pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.