Kronikë

U trafikua 912 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Gjermanisë, SPAK godet aktivitetin e paligjshëm! Arrestohet shqiptari, “koka” e grupit kriminal!. Ja çfarë është sekuestruar

19:17 - 03.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

SPAK ka arritur të godasë një aktivitet kriminal, nga e cila është trafikuar mbi 912 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Ishin të përfshirë 12 persona, 8 prej tyre shqiptarë dhe 4 shtetas gjermanë, teksa “koka” e këtij grupi qëndronte shqiptari me iniciale I.S., si drejtuesi dhe financuesi i veprimtarisë totale. Prokuroria ka arrestuar 4 persona, mes tyre dhe kreun e grupit kriminal.




Përmes një njoftimi zyrtar, Struktura e Posaçme shprehet se në vitet 2020-2021, Prokuroria gjermane e Braunschëeig, ka vijuar me hetimet ndaj një grupimi, ku ishin të përfshirë e shqiptarë si pjesë të grupit kriminal, të cilët kanë importuar në Gjermani, përmes disa episodeve, sasi të madhe marijuanë.

Kjo lëndë narkotike sigurohej nga Shqipëria e Spanja, e më pas futej në territorin gjerman, duke u tregtuar në rajonin e Ëolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Në këtë aktivitet kriminal, siç u përmend e në fillim ishin të përfshirë 12 persona, 8 prej tyre shqiptarë dhe 4 gjermanë.

Trafikimi i drogës është bërë përmes 9 episodeve, duke mundësuar transportimin e 912 kilogramë marijuanë, me vlerë 3.374.400 euro.

GJKKO-ja, me kërkesë të SPAK-ut ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për personat e përfshirë, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë, më datë 2 korrik, në afërsi të ambienteve të SPAK është bërë e mundur ekzekutimi i masës së sigurisë “arrest në burg” për kreun e grupit kriminal, shtetasi I.S., i cili ishte drejtuesi dhe financuesi i kësaj veprimtarie të paligjshme.

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin shqiptar, janë sekuestruar si mëposhtë:

3.070  euro;

300  dollarë;

2 laptopë;

4 celularë;

1 DVR + Kamer;

Bizhuteri të ndryshme;

1 orë e markës Rolex

4  çanta te markave luksoze;

3 çelësa automjeti;

Një automjet luksoz tip BMW X5;

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin gjerman, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

1 automjet i llojit Mercedes i tipit Citan;

3.095  euro;

2 aparate celularë;

60 kg marijuanë e ndarë në pako me mbishkrimin “Kruja”

Goditja e këtij rasti ka ardhur mes bashkëpunimit të SPAK-ut me Eurojust, Europol dhe Atasheut të Sigurisë së Brendshme të Ambasadës Gjermane në Shqipëri.

Në njoftim zyrtar të Prokurorisë së Posaçme shkruhet se po vijojnë hetimet me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

NJOFTIM I SPAK-ut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, bazuar në materialin e referuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka regjistruar (kryesisht) procedimin penal me Nr. 150 të vitit 2022, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 28 pika 4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet gjermane të drejtësisë, strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, për interesa të të cilave janë ndërmarrë një sërë veprime të rëndësishme hetimore.

Nga aktet e administruara për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar se, autoritetet gjermane të drejtësisë e më konkretisht Prokuroria e Braunschëeig, ka vijuar me kryerjen e hetimeve ndaj një grupimi në përbërje të të cilit kishte disa shtetas shqiptarë, të cilët, si pjesë e një grupi kriminal, gjatë viteve 2020-2021, kanë importuar në Republikën Federale Gjermane, në disa episode, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuanë. Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, është tregëtuar në rajonin Ëolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Për interesa të këtij procedimi penal janë administruar aktet nga autoritetet gjermane dhe franceze të drejtësisë, ku nga këqyrja dhe analizimi i të dhënave të administruara është bërë e mundur identifikimi i 12 (dymbëdhjetë) personave nga atë cilët 8 janë shqiptarë dhe 4 (katër) shtetas gjermanë të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Gjatë hetimeve janë evidentuar  9 (nëntë) episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 (nëntëqindë e dymbëdhjetë) kg marijuanë, kurse vlera e lëndës narkotike të trafikuar kap vlerën prej 3.374.400 (tremilionë e treqindë e shtatëdhjetë mijë e katërqind) euro.

Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masës të sigurimit personal për personin në hetim, dhe gjykata ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, më datë 02.07.2024, në afërsi të ambienteve të SPAK-ut, është bërë e mundur që të ekzekutohet masa e sigurimi personal “arrest në burg”, për personin nën hetim I.S. Bazuar në aktet dhe provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar e provuar se personi i arrestuar I.S. është drejtuesi dhe financuesi i kësaj veprimtarie të paligjshme kriminale.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga janë ekzekutuar 4 (katër) vendimet e gjykatës dhe janë realizuar kontrolle (banesash, biznesesh, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin shqiptar, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

3.070 (tremijë e shtatëdhjetë) euro;

300 (treqind) dollarë;

2 (dy) laptopë;

4 celularë;

1 DVR + Kamer;

Bizhuteri të ndryshme;

1 (një) orë e markës Rolex

4  çanta te markave luksoze;

3 çelësa automjeti;

Një automjet luksoz tip BMW X5;

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin gjerman, janë sekuestruar sendet e mëposhtme

1(një) automjet i llojit Mercedes i tipit Citan;

3.095 (tremijë e nëntëdhjetë e pesë) euro;

2 aparate celularë;

60 kg marijuanë e ndarë në pako me mbishkrimin “Kruja”;

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Një falenderim i veçantë i drejtohet Eurojust, Europol, si dhe Atasheut të Sigurisë së Brendshme të Ambasadës Gjermane në Shqipëri, të cilët kanë mbështetur dhe ndihmuar SPAK.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.