Vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në një familje të kryeqytetit, me prindër të sëmurë me diabet, u pasua me lumë komentesh nga ndjekësit e tij në rrjetin social ‘Facebook’.
Dikush i kujton skamjen e fëmijëve te Bulqizës, një tjetër i kujton takimin e Dibrës dhe fjalën e gruas se moshuar qe ‘e bëri për ujë të ftohtë’.
Ka mes komentuesve që i sugjerojnë të ndalet te familjet e varfëra, jo tek ato që janë në gjendje, ndërsa dikush i shkruan se je falimentuesi i Shqipërisë. Numri një i Qeverisë, Edi Rama, nuk u ka kursyer përgjigjet disa prej tyre. Më poshtë po ju sjellim komentet dhe përgjigjet e kryeministrit.
Shfaq Komentet (0)