LAJMI I FUNDIT

Hipotezë e re për të ardhmen e Marash Kumbullës, flet ndërmjetësi: Vendos De Rosi, ndoshta drejt Gjermanisë

21:55 - 02.05.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ardhmja e Marash Kumbullës mund të jetë larg Italisë. Këtë hipotezë të bujshme rreth mbrojtësit të Kombëtares shqiptare e ka theksuar sot një nga ndërmjetësit e tij, Lukas Karminitana në mediat italiane.




“E ardhmja te Roma? Varet gjithçka nga De Rosi. Mendoj se ka mundësi që të shkojë jashtë, veçanërisht në Gjermani”, tha ai rreth mbrojtësit kuqezi.

Karminitana ndërkohë ka treguar edhe prapaskenat e ditës së fundit të merkatos të dimrit, kur Kumbulla zgjodhi Sasuolon e jo një klub gjerman që ishte interesuar për të.

“Në ditën e fundit të merkatos kishte interes të madh nga Hamburgu për Marash Kumbullën. Për fat të keq, ai nuk po luan rregullisht, por ka gjithmonë pak treg në Gjermani, mes skuadrave të vendeve të pjesës së poshtme të Bundesligës dhe atyre të Bundesligës 2. Vetë lojtari ka dëshirë të presë ende”, tha ndërmjetësi i merkatos.

PANORAMASPORT.AL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.