SPORT

Kaosi me arbitrat, përplasje në FSHF pas apelit të Rucit

15:03 - 19.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë më parë legjenda e futbollit vlonjat, Vasil Ruci, u bëri apel katër anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së që të jepnin dorëheqjen pas situatës më të fundit në kampionat, ku arbitrat janë bërë më shumë se kurrë protagonist negativë. Ish-sulmuesi përmendi emra si Muhedin Targaj, Vasil Bici, Abdyl Kuriu dhe Fatbardh Jera, që në të kaluarën kanë qenë futbollistë. Natyrisht ata janë votuar nga shumica e klubeve të futbollit për të qenë anëtarë të Komitetit Ekzekutiv dhe thirrja e Rucit ishte që me largimin e tyre, mund të dëgjohet zëri i futbollit.




REAGIMET- “Panorama Sport” kontaktoi dje të katër anëtarët që Ruci u kërkoi të jepnin dorëheqjen. Idetë e tyre ishin të ndryshme, jo thjesht për atë që kishte thënë ish-sulmuesi vlonjat, por për vetë situatën aktuale të futbollit shqiptar. Në union me Rucin, sa u përket gabimeve të xhaketave të zeza, ishte Vasil Bici, i cili theksoi nevojën që arbitrat t’i përgjigjen nivelit të ngritur të futbollit. Gjithashtu, në deklaratën e tij, pranoi “sakrifikimin” e postit, në rast se do të ishte zgjidhja e problematikës në Vlorë.

Anëtari tjetër, Fatbardh Jera, krahas konsideratës për legjendën vlonjate, u shpreh se e kishte të pamundur të veçonte një problematikë të caktuar për futbollin e sotëm. Për shkak të përditshmërisë së tij u distancua disi nga shqetësimet e sportit, ndërkohë që theksoi se FSHF-ja ka detyrime vetëm ndaj futbollit të Kombëtares.

Sipas tij, vetë klubet me anë të Ligës duhet ta drejtojnë dhe menaxhojnë futbollin. I kontaktuar nga gazeta, Muhedin Targaj nuk dha asnjë përgjigje për sa i përket deklaratës dhe letrës së hapur të bërë nga Vasil Ruci. Anëtari tjetër i përmendur, Abdyl Kuriu, respekton hapësirën e gjithkujt për të shprehur mendimet në lidhje me çështje të caktuara. /PanoramaSport


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.