Kryesore

VIDEO/ I ulur në vendin e policit pasi shkoi një orë para, Erion Veliaj pret në hyrjen e SPAK

10:10 - 30.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00, gati 1 orë përpara orarit të caktuar.




Kryetari i Bashkisë Tiranë ka qënduar duke pritur i ulur tek vendi i policit në hyrje të SPAK, derisa është thirrur nga Prokurori.

Sipas gazetares Klodiana Lala, ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kryebashkiaku Veliaj është përplasur me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përpara godinës.

“O hajdut”, iu drejtua Klevis Balliu, kryebashkiakut të Tiranës. Ndërsa Erion Veliaj iu përgjigj: “Thuaja Fahriut me 100 mijë euro makinë”.

Më pas, ai iu është drejtuar ambienteve të brendshme të Prokurorisë. Erion Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.