Studimet kanë treguar se një gotë verë në ditë ka përfitime shëndetësore. Disa thonë se vera e kuqe është e mirë për zemrën.
Por një studim i fundit i Shoqatës Amerikane për Kërkimin mbi Kancerin tregon se pirja e verës së bardhë mund të shkaktojë kancer në lëkurë. Më saktë, sa më shumë ta konsumosh, aq më i rrezikuar je ndaj melanomës.
Sigurisht që kjo nuk nënkupton se nëse pi verë të bardhë, prekesh automatikisht nga kanceri i lëkurës. Ekspertët këshillojnë se duhet të tregohemi të kujdesshëm.
“Konsumimi me sasi të duhura të alkoolit zvogëlon rrezikun për sëmundje koronare. Kështu që, si përfitimet, ashtu edhe rreziqet e alkoolit, duhet të merren parasysh”, thotë studimi.
Shfaq Komentet (0)