AKTUALITET

“Duhet me marrë teserën e re”- Rama publikon videomesazhin me demokratët e Vorës që janë konvertuar në socialistë

13:49 - 04.05.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me demokratët e konvertuar në socialistë në bashkinë Vorë.




Kreu i qeverisë ka publikuar një videomesazh teksa bashkëbisedon me qytetarët dhe shkruan: “VORA e demokratëve t’socializum”.

Në videomesazh, Edi Rama shprehet se lagjja e re me shtëpitë e ndërtuar pas tërmetit duket si “në mes të Tiranës”, ndërsa shtoi se shumica nuk besonin se do të kishin më banesa.

“Jemi në Vorë pasi kemi hapur dyert e Vorës së rilindur, një lagje e re si në mes të Tiranës, ku të gjitha shtëpitë u dhanë dhe u morën falas si pronë e patundshme e atyre që i preku tërmeti dhe që shumica nuk besonin se do të shikonin më derë shtëpie tamam siç meriton emri shtëpi. Më kanë mësyrë deri më tani demokratët e socializuar që nga Mandi këtu. Çfarë na ke pas bërë o Zot”, shprehet Rama.

“Hë më mo se s’kam bërë ndonjë gjë, ja ku erdhe e more tani të gjithë komplet. Na PD u bëra PS, edhe me kartë të re”, thotë qytetari.

Ndërsa një tjetër ish-demorat shtoi: “Puna tregon vetë, kush punon, ai që punon merr votën dhe ecën përpara

“Si the që dukesha i rëndë nga TV?”, i përgjigjet Rama.

“Po në aparencë kështu dukesh, por jo”, shtoi ai.

Më pas kreu i qeverisë bashkëbisedon me një tjetër ish-demokrat.

“Po dëgjoje popullin kur thotë djalli nuk është aq i zi sa duket, ja dhe ky demokrati tjetër”, thotë kryeministi.

“Jam ish-demokrat, kam 3 vite që jam kthyer në krahun e PS, Jam i pari që nuk e kam besuar që Vora do të rregullohej”, shprehet qytetari.

Na keni sharë shumë”, i drejtohet Rama. “Kemi sharë, por…”- përfundon qytetari.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.