Një tjetër rast i dhunës është regjistruar nga policia. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë ku një një 79-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka ushtruar dhunë kundër kunatës së tij me iniciale K.N. 71 vjeçe.
Ka qenë kjo e fundit që ka bërë denoncimin në polici, duke treguar se kunati i saj me iniciale P.K. ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
Për këtë arsye ajo ka kërkuar urdhër-mbrojtje. Policia ka referuar materialet për rastin në fjalë, teksa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë
Më datë 11.01.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen K.N, vjeç 71, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se i kunati, shtetasi P.K, vjeç 79, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.”Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.