AKTUALITET

35 milionë euro për ujësjellësin, por spitali i Kukësit pa ujë

11:41 - 17.01.18 Bledar Dokle
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Veç mungesës së mjekëve, spitali i Kukësit vuan mungesën e ujit të pijshëm. Drejtori i spitalit, Ismet Nika thotë se nuk mund të konceptohet një spital pa ujë.




Ai i bën thirrje Bashkisë së qytetit që të ndihmojë në këtë situatë, ndërsa kërkesa është e thjeshtë: Të hapet një pus.

Rreth 3.5 milionë euro janë investuar për ndërtimin e ujësjellësit të ri, por qyteti i Kukësit dhe spitali nuk kanë ujë 24 orë.

Në spitalin rajonal të Kukësit marrin shërbim shëndetësor pacientë, jo vetëm nga Kukësi por edhe nga Hasi e Tropoja.

Po ashtu gjendja jashtë spitalit është e mjerueshme. Drejtori i spitalit Ismet Nika thotë se nëse bashkia nuk rregullon rrugën plot me gropa atëherë ai vetë do kërkojë ndihmë nga donatorë të ndryshëm që kjo situatë të ndryshojë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.