![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Tekniku italian u u shfaq i qetë në intervistën që dha për Televizionin Publik Shqiptar, pas humbjes në Palermo. Vështirë të thuash se Shqipëria ende e frymëzon De Biazin, që me kuqezinjtë arriti gjithçka ishte e mundur. Në komentin pas ndeshjes, italiani tha se nuk ishte penduar për rreshtimin e futbollistëve në fushë. “Të mos harrojmë, disa nga lojtarët tanë mezi luajnë tek klubet e tyre” u shpreh De Biazi, që dukej se e priste humbjen.
Largimi i De Biazit nga Shqipëria përsëritet thuajse në çdo intervistë. Ndoshta sot, De Biazi ka menduar të mos e vrasë mendjen tek humbja e Shqipërisë, por thellë brenda vetes t’i gëzohet fitores së pritshme të Italisë.
Shfaq Komentet (0)