Hudhra e egër është përdorur prej shumë vitesh në mjekësinë popullore për pastrimin e sistemit tretës, mëlçisë dhe gjakut.
Kjo bimë është e pasur me minerale dhe vitaminë C dhe rrjedhimisht ofron zgjidhje ndaj disa problemeve shëndetësore.
Gjethet përmbajnë më shumë vitaminë C se zhardhoku, ndaj njerëzit përdorin më shumë gjethet e pasura me këtë vitaminë.
Hudhra e egër është një ilaç shumë i mirë kundër kolesterolit dhe tensionit të gjakut e këshillohet konsumi i gjetheve të njoma për shkak të pranisë së madhe të mineraleve të dobishme.
Por kjo bimë mund të përdoret edhe kundër inflamacionit dhe infeksioneve, veçanërisht kur konsumohet e freskët pasi ndihmon kundër parazitëve intestinalë, por edhe kundër bronshitit sepse pastron rrugët e frymëmarrjes dhe zbeh kollën.
Hudhra e egër gjen përdorim edhe në luftën ndaj ulçerës në stomak dhe gastritit e rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga këto sëmundje pasi bima ka tendencën ta qetësojë stomakun dhe të ulë dhimbjet.
Hudhra e egër njihet edhe për aftësinë që ka për tu përhapur në enët e gjakut, duke i bërë ato më elastike, rrjedhimisht duke ndihmuar zemrën si dhe parandalon atakun në zemër. Konsumimi i bimës e forcon këtë organ të rëndësishëm dhe rigjallëron muskujt.
Një rol të madh, hudhra e egër e luan edhe në pastrimin e organizmit nga toksinat e ka efekte të menjëhershme në pastrimin e mëlçisë, veshkës, zorrëve e tëmthit. Ndërkohë hudhra e egër lufton infeksionet urinare, shmang gazrat dhe fryrjet, e madje përmirëson tretjen.
Konsumimi i saj është ideal edhe kundër reumatizmës dhe artritit si dhe në parandalimin e osteoporozës.