![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ndeshja përballë Italisë e vendosi kombëtaren shqiptare të drejtuar nga Xhani De Biazi në vëmendjen e opinionit sportiv ndërkombëtar.
“Eurosport.com” në versionin italian ka bërë një analizë ku ka nxjerrë 5 të vërtetat që e shfaqura nga ndeshja e mbrëmshme në Palermo. Pavarësisht vëmendjes kryesore te kombëtarja italiane e Venturës, njëra prej të vërtetave është mbi Shqipërinë e De Biazit.
“Që pas kualifikimit në Europian dhe fitores ndaj Rumanisë, është folur shumë për një progres historik të Shqipërisë, dhe me të drejtë. Por fakti është se pa zgjerimin e numrit të pjesëmarrësve në Kampionatin Europian, i realizuar nga ish-presidenti Mishel Platini, kombëtarja e De Biazit do ta shikonte Francën vetëm në hartë.
Progresi i viteve të fundit është i dukshëm: një organizim i mirë, shumë lojtarë që luajnë në Serinë A, një skuadër e aftë për t’u përballur me këdo.
Por hendeku që ndan shqiptarët nga më të mëdhenjtë e Europës, siç u pa dhe në ‘Renzo Barbera’, është ende mjaft i qartë”, shkruan “Eurosport”.