Gjithkush e di se sa torturuese mund të jetë një dhimbje koke. Veprimi ynë i thjesht është të marrim një paracetamol dhe vazhdojnë me ditët tona.
Megjithatë, një mjek ka kërkuar që njerëzit të jenë më të kujdesshëm kur vuajnë nga dhimbja e koks, pasi mund të jenë një shenjë për diçka më serioze.
Doktori Michael Munger, ishte i tronditur kur zbuloi se të sëmurët që kishin dhimbje koke nuk kishin kryer ndonjëherë vizita mjekësore.
Munger beson se njerëzit duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje kur përjetojnë dhimbje koke, pasi ato mund të tregojnë se një individ vuan nga tumoret e trurit ose aneurizmat.
Tre llojet më të zakonshme të dhimbjeve të kokës që njerëzit përjetojnë janë dhimbje koke tensioni, dhimbje koke sinusi dhe migrenë.
Njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm pasi dhimbjet e kokës mund të jenë një tregues se ju duhet të kërkoni këshilla shtesë mjekësore.
Munger beson se nëse një person ka më shumë se dy dhimbje koke në javë për më shumë se dy javë, atëherë duhet të kontrollohet nga një mjek i specializuar.