Fol me Psikologen

“Fëmijët e mi duan vetëm lekë, nuk di ç’të bëj me ta”

16:04 - 02.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përshëndetje! Jam Ermira nga Tirana. Fëmijët e mi kërkojnë vetëm lekë. Kam provuar të mos ua plotësoj dëshirat. Nuk janë ndier, por ata filluan të ushqenin urrejtje për mua. Unë e shkreta vuaj e bëhem copë për ta.




E dashur e kuptoj shqetësimin tuaj dhe ju falënderoj që më keni shkruar. Roli i prindit është një rol i vështirë i cili kërkon përkushtim, dashuri, vullnet dhe mbi të gjitha edhe informacion. Jetojmë në një botë ku paraja zë një vend shumë të rëndësishëm dhe fëmijët ndeshen shpesh dhe herët me to.

Të gjithë fëmijët pa përjashtim kanë pafund dëshira dhe do të donin që të gjitha të plotësoheshin, por në fakt kjo është e pamundur. Një fëmijë para së gjithash ka nevojë të edukohet dhe prindi duhet të jetë koshient për këtë gjë në çdo moment. Të edukosh do të thotë të dish të thuash edhe jo. Fëmijët konsiderohen manipulatorë të shkëlqyer të cilët bëjnë gjithçka, përdorin çdo lloj mjeti duke futur këtu ledhat, qarjet, të luturat pa pushim, insistojnë fort të marrin atë që duan, por është detyra e prindit të vendos.

Deri rreth moshës 5-vjeçare fëmijët i shohin paratë si diçka magjike pasi të mundësojnë gjithçka dëshiron ndaj duhet ti flasësh fëmijëve të tu në shtëpi se çfarë janë paratë, si fitohen ato, sa mund e sakrificë duhet për ti fituar ato dhe si duhet ti shpenzojmë që të mos rrezikojmë të mbetemi pa ngrënë, pa u veshur etj. Për të mësuar fëmijët se si t’i menaxhojnë më mirë paratë, bli një derrkuc që shërben për hedhjen e monedhave dhe kursimin e tyre. Nëse flet në këtë formë dhe ju shpjegon gjithçka jo vetëm do rrënjosësh tek ta sjelljen e duhur, por edhe do krijosh raportin e mëparshëm special.

Sa i përket termit urrejtje, më duket pak i ekzagjeruar, ndoshta janë të inatosur e mërzitur, por ky është një reagim normal, mund të jetë një tjetër manovër e tyre, kujtojnë se duke u sjellë vrazhdë do të bëjnë që të ndërrosh mendje e të dorëzohesh duke jua plotësuar sërish dëshirat.

Fol me psikologen Ervisa Lula për historinë tuaj në adresën [email protected]

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.