Pas deklaratës së deputetes Majlinda Bregu se martesat në moshë të vogël dhe faktin se dhe në të drejtën islame nuk lejohen martesa pa pëlqimin e palëve, ka reaguar ish-këshilltari për mediat të ish-kryeministrit, Sali Berisha, Grid Rroji. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Rroji ka folur me një gjuhë të ashpër ndaj deputetes së djathtë.
Statusi
“Një deputetë e Kuvendit që ka qenë ministreshë e PD-së dhe ka shitur dëngla me okë, e cila është pasuruar për shtatë breza dhe ka një dosje të madhe në qarqe të caktuara që i dinë të gjitha, një që lëviz me ‘makine të lirë’ Xhaguar, një që në jetën e vet publike ka gjynahe sa për 9 rrathë ferri….paskërka nxitur urrejtjen fetare duke njësuar një problem shoqëror me një fe të caktuar. Zonja në fjalë nuk e ka nga padija se është doktoreshë shkencash në sociologji, shkenca që studion organizimin e shoqërisë. Atëherë me rregull treshi i bie që e ka nga urrejtja për shqiptarët”, – shkruan Grid Rroji në “Facebook”.