Aktori i njohur Bujar Asqeriu ka zgjedhur të tregojë detaje rrënqethëse nga jeta e një artisti, në debatin e krijuar pas vendimit të Ministrisë së Kulturës për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar.
I ftuar në emisionin “360 gradë” në Ora News, ai kujtoi aktorin Roland Trebicka, për të cilin tha se ishte i sëmurë me kancer në mushkri. Dhe për shkak se në teatër nuk kishte ngrohje, ai ngrohte duart me filxhanin e çajit.
“Administrata jonë nuk ka respekt për artistët. Kurse Ermal Meta rritet në dashuri dhe ngrohtësi artistike. Ai ka rrethana shumë të ndritshme. Ne dridhemi. I madhi Roland Trebicka ngrohte duart në filxhanin e çajit për shfaqjen e Ismail Qemalit. Këto janë tmerre. Këto janë të vërteta. Po dridhej, si sëmurë me kancer në mushkri”, tha ai