Vetëm dy muaj pasi siguroi mandatin si deputete e PDIU-së në Dibër, deputetja simpatike Rema Lala, zyrtarizoi në fejesë dashurinë e saj.
Qëkurse është bërë pjesë e Parlamentit shqiptar, ajo është shndërruar në një prej figurave më të përfolura.
Së fundmi, deputetja është fotografuar përkrah të fejuarit të saj nga Panorama Plus, teksa shëtisnin nëpër qytet.
Të veshur sport dhe duke ecur së bashku të përqafuar, ata duken më të dashuruar se kurrë.
Madje nuk mungon kujdesi i të fejuarit, i cili i vendos kapuçin e xhupit të mos ftohet dhe e mban vazhdimisht për dore.
Teksa kanë mbaruar shëtitjen, çifti i është drejtuar makinës së tyre luksoze tip “Range Rover’ dhe është larguar ndoshta për të shijuar drekën. Një e diel e qetë e të dashuruarve.
Shfaq Komentet (0)