BLUETOOTH

“Më merrte shumë malli”-Rrëfimi prekës i këngëtarit të njohur: Isha 12 vjeç kur ika në Angli me kamion, gjeta dy prindër të tjerë që…

19:04 - 07.05.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përveç anës së tij artistike këngëtari i njohur Young Zerka ka rrëfyer se edhe ai ka shkuar dikur me kamion në Angli. Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” ku tha se në moshën 12 vjeçare mori një vendim të tillë.




Artisti teksa ka nisur të tregojë historinë e tij të jetës ka thënë:

Para se të bëhesha muzikant, luaja futboll dhe ekipi im i futbollit në Korçë zhvilloi një kampionat në Holandë. Nga Holanda në Belgjikë. Kur ishim atje ia mbathëm vrapit dhe ikëm!                                                                           

Kam qenë më i vogli se kam pasur dhe vëllain te i njëjti ekip, te “Young Boys”, diku te 12 vjeç. Kam qëndruar një vit në Belgjikë, pastaj si gjithë shqiptarët ika në Angli me kamion. I fshehur pa bërë asnjë lloj zhurme, se kisha hall se më dëgjonte xhaxhi polici.

Ai shtoi po ashtu se në Angli nuk ka qenë vetëm por se për të janë kujdesur një çift me prejardhje nga Xhamajka.

“Më merrte shumë malli për mamin dhe babin. Në momentin që shkova atje, gjeta dy prindër të tjerë që ishin me prejardhje nga Xhamajka. Më rritën mua”, tha Young Zerka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.