Është shtyrë për në 12 Mars afati i fundit i dorëzimit të materialeve dhe dosjeve, për të gjithë ata kandidatë që aplikojnë në konkursin për Drejtor të Teatrit Kombëtar.
Njoftimi është dhënë nga Ministria e Kulturës, e cila thekson se me këtë vendim, kërkohet që t’u lihet më tepër kohë të interesuarve për të përgatitur dosjen në përputhje me kriteret e kërkuara.
“Ministria e Kulturës njofton se shtyhet afati për konkursin e shpallur më datën 8 shkurt 2018 për pozicionin: Drejtor në Teatrin Kombëtar. Afati i depozitimit të dosjeve shtyhet deri në datën 12 mars, për t’iu lënë më shumë kohë kandidatëve në përgatitjen dhe hartimin e dosjeve, në përputhje me kriteret e shpallura për këtë pozicion.Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave të bëhet deri në datën 12.03.2018, pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës.” thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Ky vendim i Ministrisë së Kulturës, vjen në një kohë kur çështja e prishjes së Teatrit Kombëtar, ka krijuar një debat mes artistëve dhe Ministres Mirela Kumbaro.