Me mijëra tifozë të Skënderbeut kanë dalë sot në sheshin para Katedrales së qytetit të Korçës për një tubim paqësor. Kjo në shenjë proteste dhe kërkese ndaj UEFA-s, për të mos e dënuar skuadrën e këtij qyteti.
Organizatorët kanë hartuar një peticion, i cili do të nënshkruhet dhe më pas do t’u dërgohet ndërkombëtarëve para se këta të fundit të marrin një vendim rreth ngjarjes në fjalë.
Më pankartat “Mos na i vrisni ëndrrat” dhe thirrjet e lëshuara: Skënderbeu, Skënderbeu, qytetarët korçarë mbajnë radhën për të firmosur peticionin.
UEFA ka kërkuar që Skënderbeu të dënohet me 10 vite pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare dhe me 1 milion euro gjobë.
Shfaq Komentet (0)