LAJMI I FUNDIT

Nga një ikonë angleze e Real Madrid te tjetra, Bekham i uron titullin kampion Bellingamit

15:57 - 05.05.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Real Madrid është shpallur tashmë matematikisht kampion i La Ligas për sezonin 2023/2024 dhe mesfushori anglez Xhud Bellingam ka qenë një nga pikat kyçe të Karlo Ançelotit për këtë edicion.




Bellingam ishte një nga autorët e golave në fitoren e madrilenëve kundër Kadizit 3-0, triumph që edhe i shpalli kampion të Spanjës. Me atë gol, mesfushori shkoi në 22 gola në total në këtë sezon për sa i përket kampionatit spanjoll. Një arritje tepër unike për të, duke llogaritur që ky ishte kampionati i parë që fitonte në karrierë. Shumë legjenda të futbollit e kanë uruar, dhe ndër ta ka qenë edhe ish-kapiteni i kombëtares angleze, gjithashtu edhe ish-mesfushori i Real Madrid, David Bekham. Ai ka komentuar në rrjetin social “Instagram”, me fjalët: Punë e mirë shoku, kampionë!

Megjithatë sezoni i Bellingam dhe Real Madridit nuk ka mbaruar akoma. Ju rikujtojmë që “los blancos” kanë një duel tepër të rëndësishëm të mërkurën kundër Bajernit, e vlefshme për raundin gjysmëfinal të Ligës së Kampioneve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.