Në shenjë proteste, deputetët demokratë nuk pritën që Kryeministri Edi Rama të mbarojë fjalën, por u larguan më herët nga Kuvendi.
Jashtë sallës, kreu i PD Lulzim Basha tha se edhe këtë të enjte Kryeministri tregoi se është i pandjeshëm për hallet e shqiptarëve.
“Sot Rama u tregua se është i pandjeshëm, nuk ka asnjë reflektim, dhembshuri për qytetarët që sot gjenden me sytë nga qielli, i kam vizituar një pjesë prej tyre, me fëmijë që ushqehen njëherë, me prindër që shkojnë me barkun bosh, realitet që ekziston vetëm një km nga kuvendi, imagjinoni në periferi dhe fshatra. Rama e ka faktuar dhe e faktoi edhe sot se zgjedh të anatemojë opozitën për të fshehur të vërtetën, është i pandjeshëm, kushdo që ka abuzuar nuk duhet të marrë ndihmë, por kjo është alibi e shëmtuar për të lënë pa bukë mijëra familje.” tha Basha.
Por i pyetur se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës, Basha u përgjigj:
“Protestat janë të vazhdueshme dhe të shtrira kudo, vetëm sot kishte dy. Më thoni, ju kur do e bëni protestën tuaj për nëncmimin nga Rama, na thoni dhe ne do të jemi aty.”