Ministria e Mbrojtjes informon mbi situatën e shkaktuar nga moti i keq që ka mbërthyer së fundmi vendin dhe ka shkaktuar problemet e para në disa zona për shkak të reshjeve të dendura të borës.
Ministria ka bërë me dije se grupi i vlerësimit i Qendrës së Bashkuar Operacionale dhe përfaqësues të drejtorisë operacionale janë në krye të detyrës.
“Nga raportimet dhe vlerësimet, me problematike situata paraqitet: Qarku Dibër dhe Qarku Kukës”- thekson ministria e Mbrojtjes.
Ndërkohë mësohet se mjetet dhe forcat janë në gatishmëri dhe po vijon koordinimi me strukturat e emergjencës në pushtetin vendor.
Shfaq Komentet (0)