![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një person ka rënë pre e grabitësve te Komuna e Parisit. Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se një përfaqësues i një firme po çonte një sasi lekësh në një qese në një filial banke, në afërsi të Komunës së Parisit.
Jashtë ambienteve të bankës, kur po shkonte, dy persona me motor dhe kapuça, i kanë marrë me forcë qesen e lekëve dhe janë larguar me shpejtësi.
Me t’u sinjalizuar policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihet ende shuma e grabitur. Post-blloqe të shumta janë ngritur me qëllim kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë
Më datë 28.03.2018, rreth orës 15:10, në rrugën “Medar Shtylla”, në një parking mjetesh në afërsi të një filjali banke të nivelit të dytë, shtetasi A. S., përfaqësues i një firme, kur ka dalë nga mjeti që kishte parkuar dyshohet se dy persona me motor dhe me skafandëra i kanë marre me forcë një qese me një shumë të papërcaktuar lekësh.
Janë ngritur pika kontrolli e po vijon krehja e zonës. Si dhe po punohet per sekuestrimin e pamjeve filmike të zonës perrreth. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorvë.