![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë të mërkurë në Durrës.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:45, në lagjen Nr. 17 ku automjeti me targa AA 787 RZ me drejtues D.K. ka aksidentuar një person, ende i paidentifikuar, i cili udhëtonte me biçikletë.
Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë, ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital, duke mos mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshëm procedurale.
Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shfaq Komentet (0)