![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 20-vjeçar i ka dhënë fund jetës në fshatin Bishan të Fierit. Sipas policisë lokale i riu me inicialet Sh.V është gjetur nga familjarët në banesë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjatë rrugës për në spital i riu ka ndërruar jetë. Policia thotë se dyshohet që 20-vjeçari është vetëvarur.
Nga ana tjetër rreth orës 16:30, në lagjen “8 Shkurti” të Fierit, është vetplagosur me armë gjahu 17-vjeçarja L.B. Arma e gjahut është me leje në emër të babait të vajzës.
17-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Policia lokale dyshon se dy ngjarjet kanë lidhje njëra me tjetrën, por hetimet janë në vazhdim.
Shfaq Komentet (0)