![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ky është Pëllumb Kamberi nga fshati Tërnovë e Vogël, në Bashkinë e Bulqizës. Një fatkeqësi e ndodhur vite më parë, beri që 60-vjecari të mos jetë më i aftë për të punuar, pasi nga shpërthimi i një mine humbi dorën e majte dhe gishtat e dorës tjetër iu dëmtuan rëndë.
Për dy vite Pëllumbi përfitoi pension invaliditeti, por prej pak kohesh kjo ndihmë i është ndërprerë, me pretendimin se pensioni merret vetëm në rastet kur mungojnë të dyja duart.
60-vjecari i pashpresë bën apel për ndihme, pasi edhe dorën e djathtë nuk mund ta përdorë, sepse gishtat i ka te dëmtuar.
Pëllumbi thotë se dosja e tij qëndron në zyrat e Sigurimeve Shoqërore në Peshkopi pasi ai nuk ka mundësi ekonomike për ta ndjekur në rrugë të tjera problemin e tij.
Paratë e pensionit te invaliditetit ishin të vetmet të ardhura për familjen Kamberi, të cilet përveç një cope tokë, nuk kanë asnjë mundësi tjetër për të siguruar jetesën.