Një makinë është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në Fier. Mësohet se mjetit i është vendosur eksploziv në pjesën e përparme të tij, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Ngjarja ndodhi në lagjen “1 Maj” në Patos, ndërsa makina tip “Nissan” është në pronësi të një gruaje.
Policia ka mbërritur në vengjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të shpërthimit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit i cili vendosi lëndën plasëse.
Njoftimi i policisë
“Më datë 16.04.2018, në lagjen ‘1 Maj’, Patos, është djegur pjesërisht mjeti tip ‘Nissan’, në pronësi të shtetases E.A, banuese në Patos.
Dyshohet se ne pjesen e perparme të mjetit eshte vendosur lëndë plasëse eksploziv.Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, deklaron Policia e Fierit.