![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Eksponentë të Partisë Socialiste kanë hedhur poshtë propozimin e kreut të LSI-së, Ilir Meta mbi nevojën e krijimit të një qeverie “besimi” për zbutjen e ngërçit politik në vend. Në një prononcim për mediat, i pyetur lidhur me këtë çështje, deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia ironikisht u shpreh “Cila është qeveria e besimit? Qeveria e shqiptarëve mjafton”, – tha ai.
Një tjetër deputeti i PS-së, Dashamir Peza gjithashtu ka hedhur poshtë propozimin e Metës. “Qeveria është qeveri e besimit, sepse ka marrë besimin në Parlament. Unë nuk mendoj se aleanca ndodhet në një krizë për çështjet e saj”, – tha ai. Më herët edhe kolegë të tyre, Erjon Braçe e Ledi Shamku, si edhe ministrja e PS-së, Milena Harito e shprehën hapur qëndrimin e tyre për të mos e votuar një qeveri “besimi” siç propozon LSI.
Lidhur me këtë çështje po sot reagoi edhe kryeministri, Edi Rama, që teksa vlerëson përpjekjen e Metës për të kërkuar një zgjidhje që kënaq PD, shtoi se “nëse kjo e fundit kërkon një diskutim serioz, ne jemi të gatshëm. Por Kushtetuta jonë është shumë e qartë – zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor. Kushtetuta është shumë e qartë – qeveria është vullnet i shumicës. Nëse biem të gjithë dakord me Kushtetutën, unë jam i bindur se mund të biem dakord për gjithcka tjetër”, – u shpreh kryeministri.