Pas refuzimit të “qeverisë së besimit” nga PS, Lëvizja SOcialiste për Integrim ka “ashpërsuar” gjuhën ndaj aleatit qeverisës. Nënkryetarja e LSI-së, njëherazi deputetja e kësaj partie, Kejdi Mehmetaj me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka deklaruar ndër të tjera se “nëse vërtet e doni vendin aq sa e thoni me fjalë, boll me arrogancë dhe mendjemadhësi, por me vepra konkrete lëshoni pak nga karriget dhe pushteti se kjo është ajo që presin qytetarët”.
Statusi
Mbrëmë Kryesia e LSI mori vendimin e saj të prerë në interes të vendit dhe zgjidhjes së krizës politike. Qartazi u shprehëm se heqim dorë nga çdo mandat dhe pozicion i yni për të siguruar stabilitet dhe qetësi për shqiptarët.
Ne hoqëm dorë nga çdo gjë, tani është rradha që secili të heqë dorë nga diçka!
Nëse vërtet e doni vendin aq sa e thoni me fjalë, boll me arrogancë dhe mendjemadhësi, por me vepra konkrete lëshoni pak nga karriget dhe pushteti se kjo është ajo që presin qytetarët.