Gjithçka nisi me një video live që ish kryeministri Sali Berisha bëri në parlament, pak momente përpara se të dilte nga salla.
Berisha i drejtoi kamerën Saimir Tahirit dhe akuzoi maxhorancën se po feston rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave së bashku me njeriun kryesor të drogës. Si kundërpërgjigje, Tahiri ka buzëqeshur duke i drejtuar disa herë një pyetje retorike Berishës… “O Sali si je çmendur kështu?!”
Në ambientet e jashtme të parlamentit, Saimir Tahiri ka bër një deklaratë të fortë, duke thënë se “nuk ka bir nëne e bir ku**e që mund ta pengojë atë për të gjetur drejtësinë, një mesazh që tingëllon si një sinjal drejtuar kryeministrit Rama, në kushtet kur shprehjen në fjalë, dikur e përdorte vetë kreu i qeverisë.
Por Tahiri nuk është mjaftuar me kaq, pasi ka reaguar dhe dy herë të tjera, kësaj here jo për të çuar sinjale apo mesazhe në veshin e Edi Ramës, por në sytë e kundërshtarit të kahershëm politik.
Reagimi i tretë, e deri më tani i fundit i Tahiri ka qenë postimi i mëposhtëm: