Europa League është futur në një fazë të nxehtë, pasi ka arritur deri në fazën gjysmëfinale të turneut.
Por një rast sa i çuditshëm aq dhe interesant ka ndodhur me trofeun e kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Kontinentin e Vjetër.
Gjatë një turi promocional në Meksikë, trofeu ka humbur gjurmë për disa kohë, pasi u bë pre e një vjedhjeje.
Por menjëherë autoritetet në Meksikë thonë se trofeu i Europa League është rikuperuar pasi u vodh në qytetin qendror të Leon.
Zyra e Prokurorisë së Shtetit Guanajuato thotë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter se trofeu u raportua i vjedhur nga një makinë që po e transportonte atë pas një ngjarjeje të pashpjeguar në qytet.
Zyra ka postuar një fotografi të kupës së argjendtë e cila ishte vendosur mes disa rrobave.
Megjithatë nuk u dhanë shumë detaje të tjera për ngjarjen e ndodhur të premten në Meksikë.
Megjithatë tani Kupa është kthyer në duar të sigurta dhe do të jetë në dispozicion për fituesit e finales së 16 majit në Lyon.