Një autobus i linjës Prishtinë-Lubjanë, është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas raporteve flitet për mbi 10 persona të plagosur, që të gjithë shqiptarë, mes tyre edhe drejtuesi i mjetit.
Aksidenti ka ndodhur në orën 05.00 të kësaj të mërkure, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në spitalin e Prokuples në Serbi.
Autobusi i kompanisë ‘R-Gashi’ ka dalë nga rruga në drejtim të Nishit, teksa po shkonte për në Kosovë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
Shfaq Komentet (0)