![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Te Skënderbeu është rikthyer edhe njëherë çështja e trukimeve.
Pikërisht në ditën që korçarët do të luajnë gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës, Prokuroria e Përgjithshme ka thirrur tre futbollistë të bardhekuqve për llogari të hetimeve.
Kështu fjala është për kapitenin Orges Shehi dhe mbrojtësit Marko Radas e Bajram Jashanica, për të cilët organi i akuzës sot ka lëshuar fletë-thirrje në kuadër të mbledhjes së provave.
Emrat e tre lojtarëve të mësipërm janë përmendur edhe nga UEFA në raportin që arsyeton pezullimin e klubit korçar për një vit nga Kupat e Europës verën e shkuar.
Shfaq Komentet (0)