26-vjeçari Eraldo Uzuni dhe 21-vjeçari Klodian Vladi, janë dy të rinjtë që humbën jetën mbrëmjen e së shtunës në një aksident rrugor në autostradën Milot-Fushë-Krujë.
Sipas policisë në makinën tip “Volksëagen” me targa AA 744 NJ udhëtonin 4 të rinj, dy prej të cilëve janë të plagosur rëndë.
Makina, siç thonë hetuesit për shkak të shpejtësisë ka dalë nga rruga. Të plagosur janë 18-vjeçari M.U dhe 23-vjeçari A.C. 23 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin 4 të rinjtë.
Shfaq Komentet (0)