![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Krujë ka shpërthyer një sasi tritoli. Lënda plasëse ishte vendosur në një kabinë elektrike, e cila i përkiste një gurore në Borizanë.
Mësohet se biznesi nuk ka pësuar dëme, nga shpërthimi i tritolit
Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, dhe nga hetimet paraprake ka rezultuar se pranë gurores është vendosur 200 gr lëndë plasëse e llojit tritol.
Shkak për ngjarjen dyshet të jetë konkurrenca në biznes, por do të jenë hetimet ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen
Shfaq Komentet (0)