![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kuvendi i Shqipërisë pasditen e së martës me 11 prill do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme plenare, për të diskutuar dhe miratuar komisionet e vettingut. Ditën e djeshme, Avokati i Popullit dorëzoi në Kuvend listat dhe dosjet e aplikative pas verifikimit nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Përmes një shkrese zyrtare, kreu i kuvendit Ilir Meta ka firmosur mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme plenare ditën e martë, në orën 16:00.
Parlamenti me një procedure te komplikuar elektronike dhe pas një filtrimi te monitoruar edhe nga partneret ndërkombëtare do te duhet te përzgjedhë 27 anëtarët e rinj qe do te jene “Gardianet” e pastërtisë se gjyqtareve dhe prokuroreve.
A do te vije opozita ne Parlament për ketë event që lidhet vetëm me reformën në drejtësi? Kjo vlen për tu pare.