Është prej kohësh i martuar, madje edhe baba i tre fëmijëve. Megjithatë, vetëm tani reperi Duda ka vendosur të bëjë ceremoninë e martesës. Reperi e ka ndarë me fansat këtë ditë të veçantë, ndërsa ka publikuar edhe disa foto nga ceremonia në fjalë. Dasma e këngëtarit të njohur të Hip-Hop duket se nuk ka qenë e zakontë, nisur që veshjet e tyre, e për të vazhduar me dëshmitarët, të cilët kanë qenë vetë fëmijët e tyre. “Ndjenjë e veçantë të kesh fëmijët dëshmitarë në ditën e martesës”, shkruan Duda përkrah fotove.
Shfaq Komentet (0)