![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë sot në të gjithë vendin, rreth orës 16:00. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Krujë, Bulqizë, Elbasan, Laç, etj.
Tërmeti ka qenë me magnitutë 5.2 ballë. Epiqendra e tërmetit mësohet se ka qenë në Kurbnesh të Mirditës, ku mësohet se ka patur edhe dëme në disa në shtëpi.
Pak orë pasi një tërmet i fuqishëm goditi pjesën më të madhe të Shqipërisë, në Perlat të Mirditës është ngritur grup pune për të verifikuar dëmet e shkaktuara si pasojë e lëkundjeve sizmike. Si pasojë e tërmetit 5.0 ballë në fshatin Perlat të Mirditës janë dëmtuar disa shtëpi.
Grupi i punës përbëhet nga bashkia e Mirditës dhe specialistë nga Tirana. Në vendngjarje ka mbërritur dhe Drejtori i Emergjencave Civile. Tërmeti me mangitudë 5.0 ballë është ndjerë sot në Tiranë, Krujë, Mat, Bulqizë, Laç, Lezhë, Pukë, Shkodër dhe Elbasan.
Raportohet se tërmeti ka qenë 2 km nga veri perëndimi i Kurbneshit në Mirditë dhe 32 km nga perëndimi i Peshkopisë, 55 km nga veriu i Tiranës si dhe me thellësi 10 km.
Tërmeti është ndjerë edhe në Maqedoni dhe Malin e Zi.