Një aksident me pasojë vdekje raportohet se ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë.
Sipas informacioneve paraprake të policisë mësohet se një makinë ka përplasur një motoçikleta pranë mbikalimit të Patokut dhe si pasojë humbi jetën drejtusi i motocikletës.
Viktima është 23-vjeçari Aleks Gjini, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Me datë 10.06.2018, rreth orës 19:25, në rrugën e Patokut në Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik ku një mjet tip Audi ka përplasur një çiklomotor, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i çiklomotorrit shtetasi A.Gj. 23 vjeç banues në Fushë – Kuqe.
Grupi hetimor në vendngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po kryejnë veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.