Zv.Kryeministrsja e vendit Sedina Mesi ka pranuar publikisht dështimin e qeverisë Rama me fjalët e thjeshta “nuk janë kapur akoma”.
E ftuar në emisionin studio e hapur, Mesi është pyetur në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, njërën ndër shtyllat që ja shtyu datën e hapjes së negociatave Shqipërisë, dhe njërën ndër kritikat që edhe ambasadori Lu, e ka bërë hapur…. “Peshqit e Mëdhenj” notojnë të qetë në lumë pasi askush nuk po i kap.
Senida Mesi: Ambasadori Lu ka deklaruar se disa peshq janë kapur…
A janë kapur “peshqit e mëdhenj”?
Senida Mesi: Nuk janë kapur akoma
A duhej që vettingu të fillonte nga politikanët dhe jo nga reforma në drejtësi, pasi kryesisht politikanët quhen si peshqit e mëdhenj?
Senida Mesi: Çdo politikan, anëtar i Kuvendit ka deklaruar legjitimitetin e aseteve. Gjithsecili nga anëtarët e Kuvendit ose dhe Këshilli i Ministrave. Unë jam e hapur para çdo kontrolli dhe verifikimi