Arrestohet në flagrancë nga policia e Kurbinit pasi lëvizte i armatosur në qytet dhe i sekuestrohet arma e zjarrit tip Pistoletë me krehër e fishekë. 25- vjeçari, Vinçesk Bushi banues në Laç, gjatë kontrollit nga seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin , sekuestruan në cilësinë e provës materiale : -një armë zjarri pistoletë tip TT – 1 krehër me 8 fishekë të cilat i mbante pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Njoftimi i policisë
Lëviz i armatosur në qytet, kapet në flagrancë nga policia Arrestohet poseduesi dhe i sekuestrohet arma e zjarrit tip Pistoletë me krehër me fishekë Më datë 11.04.2017, nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin , në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike , u arrestua në flagrancë shtetasi: – Vinçesk Bushi, 25 vjeç, banues në Laç Në Laç, gjatë kontrollit të ushtruar i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale : -një armë zjarri pistoletë tip TT – 1 krehër me 8 fishëkë të cilat i mbante pa leje.