Bashkimi Evropian ka kërcënuar Hungarinë me veprime ligjore pas disa deklaratave të kryeministrit Viktor Orban që sipas BE, cenojnë të drejtat dhe demokracinë. Brukseli është i shqetësuar nga ligjet e reja hungareze që kufizojnë liritë e popullit dhe janë në kundërshtim me rregullat e azilit.
Kulmi ka arritur pas depozitimit të një projekt-ligji për arsimin, që mund të mbyllë një Universitet në Budapest themeluar nga Xhorxh Soros. Nënkryetari i ekzekutivit të BE-së tha se qeveria e Orban duhet të qetësohet duke u angazhuar në një dialog politik me Komisionin Evropian, i cili është gjithashtu duke u përpjekur për të bindur aleatët e krahut të djathtë në qeverinë polake për të ndryshuar planet për ndryshime kushtetuese atje.
Shfaq Komentet (0)