Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale gjermane, Michael Roth në një konferencë të përbashkt me ministin e Jashtëm Ditmir Bushati, i ka bërë një apel politikë shqiptare që të marrin përgjegjësitë dhe mos rrezikojne anëtarësimin ne BE.
Gjithashtu, ai ka sqaruar qëndrimin e qeverisë gjermane në lidhje me çështjen e emigrantëve apo ngritjen e kampeve pritëse në Shqipëri. Roth tha se kjo çështje nuk ka lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE dhe nuk ka asnjë kusht të kësaj natyre.
“Kam ardhur të përgëzoj Shqipërinë për sukseset e saj. Shqipëria është në një rrugë të mirë drejt BE.
Shqipëria ka marrë prej KE një rekomandim pozitiv për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Nëse cdo gjë do të ecë në këtë mënyrë kjo do të bëhet realitet. Jam i bindur se Shqipëria do të vazhdojë rrugën e vet të reformave.
Këtu bëhet fjalë për krijmin dhe ndërtimin e një shteti ligjor, krijimin e një drejtësie të pavarur dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Me procesin e vettingut Shqipëria ka nisur të ecë në një rrugë që nuk ka të dytë në rajon dhe deri tani Shqipëria ka treguar se ky proces ka qenë i suksesshëm.
Fakti që deri tani 14 gjykatës dhe prokurorë janë shkëputur nga sistemi, njerëzit e kanë kuptuar që qeveria është serioze.
Këto reforma duhet të ndiqni në mënyrë të vendosura. Do të duhet të jeni të vendosur në rrugën e reformave
Një sistem gjyqësor që nuk funksionon do të ndikonte në fushat e tjera të jetës.
Ky proces kaq i vështirë por i rëndësishëm kërkon një masë të vetëdijes nga ana e qeverisë, por po kaq e madhe masa e vetëdijes duhet të jetë edhe nga ana e opozitës.
Unë i drejtoj një apel politikanve përgjegjës që të marrin përgjegjesitë e tyre që mos rrezikojnë rrugën drejt BE.
Nuk ka asnjë kusht që ne i kemi vendosur Shqipërisë për mbylljen e kufijve sa i përket emigrantëve apo për hapjen e kampeve të pritjes. Nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë të kësaj problematike me çështjëen e integrimit. Ne jemi të interesaur të gjitha palët që të gjejmë zgjidhje të pëbashkët për emigrantët”,- tha Michael Roth.