BLUETOOTH

Debati i Romeos me Arbër Hajdarin, reagon Donald Veshaj! Aktori “thumbon” opinionistin e “BBV”: Opinione të tilla…

13:56 - 28.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Romeo Veshaj dhe opinionisti i “BBV”, Arbër Hajdari gjatë primet të mbrëmjes së djeshme kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin, ku shkak janë bërë opinionet e këtij të fundit për lidhjen e tij me Heidi Baçin.




“Vëllai i Madh” i surprizoi çiftin me një suitë, ndërsa aktori e linte vetëm Heidin në dhomën e tyre, duke i kushtuar më shumë kohë dhe rëndësi debateve me Julian Dedën sesa marrëdhënies së tij me banorën e “BBV”.

Romeo u kritikua nga konkurrentët për sjellen e tij, të cilën shprehën mendimin se çifti nuk kanë ndjenja për njëri-tjetrin, por po e shfrytëzojnë lidhjen për lojë.

Nga ana tjëtër edhe Arbër Hajdari tha se Romeo nuk ka ndjenja për Heidin, bën çdo gjë për lojë dhe se është shumë i vogël në mendime.

Rreth këtij debati ka reaguar edhe vëllai i aktorit, Donald Veshaj, i cili “thumboi” Arbrin duke i thënë Romeos që duhet të ketë durim sepse sipas tij aktori nuk është as i vogël dhe as rrugaç.

Durim shpirti se nuk je as i vogël as rrugaç.Vendosja e ‘si’ përpara nuk besoj se i jep të drejtën Romeos t’i thotë të tjerëve ‘si’ idiot ose ‘si’ debil ose si… Romeo është një djalë që ka se çfarë humbet në atë program dhe opinione të tilla apo që ngelen në memorie nuk duhen lejuar. Të paktën për një djalë që nuk ka ofenduar asnjë. Nuk merret parasysh as presioni as mungesa e informacionit, por flitet në kushte të barabarata. Po më pelqeni shumë sot. E kam thënë, brumi i byrekut është ky djalë!”, ka shkruar Donaldi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.