![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Zjarri i cili përfshiu Greqinë pak ditë më parë shkaktoi shumë viktima, ku mes tyre edhe shqiptarë.
Pas vdekjes së shqiptares nga Saranda Nica Leka, konfirmohet se nga plagët e marra gjatë zjarrit ka ndërruar jetë dhe një tjetër shqiptar.
Ai është Viktor Ceko nga Narta, i cili kishte emigruar në Greqi që ë vitin 1991. 56-vjeçari ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital. Lajmi është konfirmuar nga Ambasada shqiptare në Greqi.
Rasti më i rëndë që u shkaktua nga zjarri është ai i regjistruar në Mati të Atikës, ku vullnetarët e Kryqit të Kuq gjetën 26 trupa njerëzish, shumë prej të cilëve nëna me fëmijë, të përqafuar me njëri-tjetrin.
Shfaq Komentet (0)