![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Këngëtarja Lindita Halimi muajin e ardhshëm do prezantojë Shqipërinë në “Eurovision”, me këngën “Botë”.
E ndërsa Linda po përgatitet për performancën e saj në skenën e Eurovizionit, ajo po promovon këngën në shtete të ndryshme. Pak ditë më parë, këngëtarja ishte në Amsterdam, ku interpretoi live këngën e saj.
Ndërkohë, duket se vizita e saj në këtë shtet dhe promovimi i këngës kanë ndikuar shumë, pasi publiku menjëherë ka shprehur interesim për ta dëgjuar atë.
Ka qenë vetë Lindita, ajo e cila ka bërë të ditur përmes një fotoje të publikuar në Instagram Story, se kënga e saj “Botë” është renditur e katërta në listën e këngëve më të dëgjuara në Hollandë, sipas aplikacionit të famshëm “Spotify”.
Shfaq Komentet (0)