Scarlett Johansson është aktorja më e paguar në botë, sipas revistës Forbes. Johansson, e cila luan filmin “Avengers”, ka fituar 40.5 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar.
Angelina Jolie zë vendin e dytë me 28 milionë dollarë, në sajë të pagës së saj për “Maleficent 2”. Ajo shihet e ndjekur nga Jennifer Aniston, e cila ka fituar $19.5 milionë dollarë.
Gal Gadot e “Wonder Woman” është emri i vetëm i ri në listë, që zë vendin e 10-të. Ndërsa Emma Stona, e cila mori vendin e parë në listën e vitit të kaluar, për shkak të shkëlqimit në La La Land, tani ka rënë plotësisht nga Top 10.
Lista e Forbes për aktoret më të paguara në botë në 2018-n
- Scarlett Johansson – $40.5m
- Angelina Jolie – $28m
- Jennifer Aniston – $19.5m
- Jennifer Lawrence – $18m
- Reese Witherspoon – $16.5m
- Mila Kunis – $16m
- Julia Roberts – $13m
- Cate Blanchett – $12.5m
- Melissa McCarthy – $12m
- Gal Gadot – $10m
Shfaq Komentet (0)