Dita e sotme ka qenë e veçantë për Ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Mass, pasi feston 52 vjetorin e lindjes.
Dhe kjo ditë e gjeti në një vizitë zyrtare në Tiranë. Pas urimit që i bëri live homologu i tij, Ditmir Bushati, ai është përballur me një tjetër surprizë. Teksa ka qenë duke dalë nga takimi i delegacioneve në ministrinë e Jashtme për të shkuar në sallën e konferencave, Mass është ndeshur me këngën e ditëlindjes dhe një tortë, ku ka mbetur pa fjalë.
View this post on Instagram
Gëzuar ditëlindjen Heiko! Happy birthday my dear friend! @albanianmefa @auswaertigesamt
I gjendur në këtë situatë, ai, nuk ka harruar të bëj batuta. “Ta bëjmë dhe njëherë këtë në konferencën për shtyp”, – ka thënë ministri gjerman, teksa fryn dhe qirinjtë e tortës.
Shfaq Komentet (0)